Zemaj kritikon procesin e vaksinimit, i reagon deputetja e Vetëvendosjes

28 qershor 2021 | 13:59

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar mënyrën se si është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit në Kosovë.

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, ai ka thënë se procesi i vaksinimit nuk është duke shkuar në rregull.

Ai është shprehur se qytetarët nuk e dinë se as sa persona janë vaksinuar deri tani.

Ndërsa ka përmendur edhe vaksinimin në komunat me shumicë serbe.

“Po shohim të ri dhe të reja që në mënyrë të parregullt po vaksinohen, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale në Kosovë. Në vendet ku jetojnë komuniteti serb dhe të tjerët fare nuk dihet sa janë vaksinuar”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre kritikave të Zemajt ka reaguar kryetarja e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku.

Ajo ka thënë se të gjithë qytetarët kanë qasje në webfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë për të parë numrin e personave që janë vaksinuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Muhamet Mala   Të nderuara zonja dhe zotërinj,…