Zemaj kundër lejimit të dasmave: Ato mund të bëhen burime të infeksioneve

10 tetor 2020 | 23:55

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka dalë ashpër kundër lejimit të dasmave – kjo pasi që sipas tij ato mund të bëhen burim i infeksionit të COVID-19.

Zemaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ thotë se mbajtja e dasmave do ta lëndonte rëndë disiplinën dhe rekomandimet që janë në fuqi për luftën kundër COVID-19.

Ndër tjerash Zemaj thotë se dasmat mund të jenë burim infeksione, dhe se sipas tij kjo nuk mund të lejohet – po ashtu tregon se tri dasma janë ndërprerë, në Junik, Gjakovë e Sllatinë dhe janë marrë masa ndaj pronarëve të restoranteve.

Postimi i plotë i Zemajt:

Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, ka qenë…