Zemaj: Kurdo që të mbahen zgjedhjet LDK-ja do të jetë fituese
23 prill 2023
| 17:52
Javën e kaluar për shkak të mungesës së deputetëve nuk u arrit të mbahet seanca e Kuvendit.
Kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca tha se kjo mazhorancë duhet të shkojë në shtëpi.
Në një intervistë për lajmi.net, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se shumica parlamentare nuk po tregohet serioze.
“Shumica parlamentare nuk po tregohet serioze, ka pika të rendit të ditës që janë që nga dhjetori i vitit të kaluar”, thotë Zemaj.
Më tutje Zemaj thotë se Vetëvendosje ka ende nostalgji prej 14 shkurtit.