Zemaj, Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lartë në Shqipëri
25 prill 2021
| 16:19
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor të Shqipërisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri në Kosovë po e mban kokën si struci, kurse bishtin po e mban lart në Shqipëri
“Kokën si struci në Kosovë e bishtin e mban lart në Shqipëri. 4 vdekje sot si pasojë e Covid-19, asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë njerëzish, madje as edhe një fjalë, veprim apo ndjenjë përgjegjësie e kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vet”, ka shkruar Zemaj.