Zemaj, Kurtit: Mos u kreno, i keni bërë vetëm 15 mijë teste për Covid

02 prill 2021 | 12:05

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se në kohën sa ai ishte kryeministër ka pasur më pak raste me koronavirus, më pak të vdekur dhe më pak raste aktive me Covid.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Zemaj  i ka thënë Kurtit që të mos krenohet pse ka pasur më pak raste gjatë kohës sa ai ishte në krye të qeverisë.

“Nuk e ki radhën njëherë me e zgjedhje presidentin. Je duke zgjedhur dhe emëruar njerëz që kanë probleme me ligjin. Në ato ditë të mbylljes totale ju e dini që keni arritur të i bëni 15 mijë teste, sot 5 mijë bëhen për një ditë, Mos u kreno me atë”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e madhe e mbrëmjes në NBA u zhvillua në…