Zemaj, Kurtit: Mos u mundo fajin tuaj t’ia hedhësh opozitës

05 tetor 2023 | 14:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar partitë opozitare për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

E pas kritikave të kryeministrit, kanë reaguar partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Vetëvendosja nuk mund t’i tregojë LDK-së se çfarë do të thotë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“T’i tregosh LDK-së se çka do të thotë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ‘është si ai fëmija i papjekur që i thotë babës së vetë, hajde babë t’i tregoj mexhat. Këtu i ke dëshmitë se me kë i ke kaluar marrëveshjet”, ka thënë ai.

Zemaj i tha Kurtit të vazhdon me sfilata, populizëm dhe demagogji, por sipas tij, por kjo nuk do t’i bëjë nder. “Mos u mundo fajin tuaj t’ia hedhësh opozitës”, është shprehur Zemaj.

Krasniqi, Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pasur Kosova ndonjëherë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kombëtar U21 i Shqipërisë gjatë këtij muaji ka dy…