Zemaj lavdëron mediat për informim të drejtë për pandeminë

22 shkurt 2021 | 14:40

Në takimin e sotëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar anëtarët e këtij komiteti duke theksuar suksesin e arritur falë kontributit të tyre të madh për përballimin me sukses të pandemisë.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe mediat që “kontribuan për informimin e drejtë dhe të vazhdueshëm të qytetarëve me rekomandimet tona dhe luftimin e virusit vdekjeprurës”.

“Do të vazhdojmë me intensitet të shtuar mbikëqyrjen rigoroze të masave anti Covid, andaj secili duhet të jemi në krye të detyrës. Të vazhdojë në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse nga të gjitha institucionet publike dhe private: Distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve.
Jam krenar me punën tuaj anëtarë të Komitetit për menaxhimin e pandemisë, jam krenar me mjekët dhe infermierët tanë që janë heronj të ditëve tona”, ka thënë Zemaj.
.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu,…