Zemaj: LDK-ja s’e voton Haxhiun

25 prill 2025 | 10:24

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka përsëritur se partia e tij nuk do ta votojë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Sigurisht që do të votojmë kundër. Lëvizja Vetëvendosje e ka sjellë vendin në këtë situatë duke u sjellë sikur një parti e cila e ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

I pyetur nëse LDK-ja ka vullnet për kandidat konsensual, ai tha se “nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra sesi bën politikë [Vetëvendosje] ose si tenton kapjen e institucioneve… konsensuesi për ndonjë emër të përveç është i pamundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia e…