Zemaj: Mbyllja totale nuk është zgjidhje, ka pasoja ekonomike dhe psiqike
07 prill 2021
| 10:02
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiqik.
“Mbikqyrja rigoroze e masave, rritja e kapaciteteve të mbikqyrjes ka qenë politikë e jona. Ne jemi ballafaquar, unë komiteti për menaxhim, bordi këshilldhënës, e kemi heq ‘të zitë e ullirit’ por mbylljen nuk e kemi lejuar asnjëherë”, ka deklaruar Zemaj.
Zemaj po ashtu ka theksuar se mbyllja nuk eshtë treguar me rezultate efektive, mund të ulë infeksionin, por pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiqik.