
Zemaj me kritika ndaj qeverisë për barnat: E rriti varfërinë, vështirësoi jetën e pacientëve
23 prill 2025
| 13:34
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë Kurti pasi sipas tij, e ka vështirësuar jetën e pacientit dhe të çdo qytetari.
Zemaj ka publikuar në “Facebook” dy tabela të çmimeve të barnave, ku ka thënë se medikamenti “Travazol” me premtimin e Ministrisë së Shëndetësisë do të kushtonte vetëm 1.51 euro, por sot çmimi i tij është 4.83 euro.
Postimi i plotë i Zemajt: