![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Armend-Zemaj-1.jpg)
Zemaj: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon dhe qasja nuk ndryshon
26 dhjetor 2022
| 16:35
Deputeti i LDK-së, ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.
Zemaj ka shkruar në “Facebook” se ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon dhe qasja nuk ndryshon.
“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”, ka shkruar Zemaj.