Zemaj: Mos e politizoni gjendjen e rëndë me pandeminë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuara prej deputetëve që të mos e politizojnë gjendjen e rendë të pandemisë Covid-19.
Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve për menaxhimin e pandemisë, në seancën e sotme në kuvend, ai i ka lutur deputetët që të mos përdoren vdekjet dhe rritja e numrit të rasteve për qëllime politike.
“Sa i përket vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, situata është kjo e cila pasqyrohet me transparencë nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKPSHPK-ja. Ju kisha lut që të reflektoni mbi gjendjen dhe ndërtimin e kauzave politike në përdorim të pandemisë për përballje politike. Ju kërkoj që të na kurseni, pa përdorur vdekjet, rritjen e numrit të rasteve por ne jemi të prirur që të presim rekomandime nga gjithë ju”, ka thënë Zemaj.