Zemaj nderohet në Shqipëri me titullin ‘Misionar i paqes dhe zhvillimit-Martin Luther King’
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar medaljen e artë si “Misionar i paqes dhe zhvillimit-Martin Luther King”, nga Misioni Diplomatik Ndërkombëtar, për motivimin e opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, si ministri më i mirë në Kosovë dhe Ballkan kundër Covid-19.
Zemaj gjatë pranimit të kësaj mirënjohje në Tiranë, ka thënë se është i nderuar me këtë medalje dhe këtë vlerësim që po i bëhet punës së tij.
“Puna gjithmonë duhet të jetë ekipore dhe e përbashkët, ndërsa disiplina, përgjegjësia është nderim, bekim, përkushtim i çdo njërit nga ne, aty ku jemi dhe ku veprojmë”, ka thënë Zemaj.
Më tutje, Zemaj ka thënë se për të gjithë suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë popujt e botës, falënderim i veçantë i takon qytetarëve të Kosovës, mjekëve, profesionistëve shëndetësor, Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që janë angazhuar në frontin e përbashkët kundër Covid-19.
Armend Zemaj është emëruar ministër i Shëndetësisë 7 muaj më parë.