Zemaj në pikën kufitare të Morinës takon punëtorët shëndetësorë, policët dhe doganierët

29 korrik 2020 | 00:09

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Shqipëri, në pikën kufitare të Morinës, ka takuar punëtorët shëndetësorë, policët dhe doganierët e Kosovës, të cilët, sipas tij, me përkushtim vazhdonin punën e tyre edhe në këto orë të vona.

“I falenderoj për gatishmërinë dhe punën e tyre të palodhshme në ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka disiplinim në respektimin e masave kufizuese anti Covid.…