Zemaj në QKUK: Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat

13 nëntor 2020 | 22:40

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai ka thënë se QKUK-ja është e mobilizuar për të ofruar përkujdesje për pacientët me Covid-19.

“Personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është më vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës. Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar. Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te në situatat e pa përballueshme, sikur që po ngjanë në botë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar. Respektoni masat sepse ato janë për ta penguar virusin dhe për ta trajtuar me më shumë efikasitet. Zbatoni masat!
Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatë të njohur ndërkombëtarë po mbrojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare…