Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov.
Zemaj ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën.
“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov”, ka shkruar Zemaj në “X”.
Today on the margins of Ukraine Defense Industrial Base Conference held in 🇺🇸 Washington DC, I was pleased to have the opportunity to briefly meet with 🇺🇦 Defence Minister, Rustem Umerov @rustem_umerov
Republic of #Kosova 🇽🇰 stands with #Ukraine️ 🇺🇦 pic.twitter.com/ucqGO7eOaF— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) December 6, 2023