Zemaj: Nënshkrimet nuk janë falsifikuar, mund të verifikohen
04 dhjetor 2018
| 18:25
Është thënë se LDK-ja ka manipuluar me nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin e vizave.
Mirëpo, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka thënë se nuk janë falsifikuar nënshkrimet për këtë seancë, dhe se ato mund të verifikohen .
“Ne kemi deponuar 22 nënshkrime. Dy deputetë janë tërhequr nga nënshkrimi i kësaj liste, me ç’rast kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë Zemaj për “RTK”-në.