Zemaj nënshkruan Udhëzuesin për trajtimin e Covidit me plazmë kovalescente

18 janar 2021 | 13:22

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me plazmë kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse për këtë virus.

Zemaj ka thënë se në funksion të trajtimit të personave me Covid-19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, ka nënshkruar “Udhëzues për trajtim me plazmë kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

“Shpresojmë që plazma kovalescente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me plazmë kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse”.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Shpresojmë që plazma kovalescente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar antitrupa të mjaftueshëm për çka besoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me plazmë kovalescente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Musa Selimi ka deklaruar për “Sporti…