
Zemaj: Nëse vazhdon rritja e rasteve, situata në ShSKUK do të jetë e papërballueshme
19 mars 2021
| 17:00
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për pandeminë Covid-19, ka thënë se pjesa e testimeve dhe përcjellja e situatës është bërë në mënyrë intensive.
Ai ka thënë se javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve, dhe gjendja në ShSKUK është e ngarkuar.
Zemaj ka theksuar se ngarkesa që është tash në ShSKUK, nëse vazhdon kështu do të jetë e papërballueshme.