Zemaj nga Klinika Infektive zotohet se do të qëndrojë afër punëtorëve shëndetësorë

21 qershor 2020 | 15:59

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të dielën Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e kësaj klinike janë dakorduar për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes se Covid-19.

Zemaj është zotuar se do të qëndrojë afër punëtorëve shëndetësorë, sidomos në këtë kohë pandemie, raporton “Epoka e re”.

“Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së. Bashkë me drejtorin e ShSKUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Si ministër dhe si qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë. Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën. Shfrytëzova rastin që të vizitojë edhe Qendrën e Emergjencës, për t’i falënderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gatishmërie 24 orë. Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Chrissy Teigen, është duke u kujdesur për…