Zemaj: Nga sot do të rritet numri i testeve për Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se janë shpifje të gjitha fjalët se njerëz të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) janë të privilegjuar për të bërë testimet për Covid-19.
Zemaj ka bërë me dije se nga sot pritet të rritet numri i testimeve për Covid-19 në vend.
“Mos krijoni shfaqje teatrale të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërguar dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar. Po ashtu, edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush. Të gjithë testimet janë me protokoll, ku janë të shënuar edhe arsyet e testimit. Nuk është në interes politik as publik në dezinformata. Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot”, ka thënë Zemaj.