Zemaj njofton: Dy të lënduarit e tjerë nga shpërthimi në Ferizaj, shkojnë në Austri
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se edhe të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bomboles së gazit në Ferizaj, do të shkojnë për shërim në Austri.
Ai ka falendëruar me këtë ras Austrinë për mirëkupim, derisa ka thënë se solidaritati dhe angazhimi i përbashkët është minimum që duhet të bëjmë në këto rrethana.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri!
Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj.
E falënderoj Austrinë për këtë mirëkuptim dhe veprim emergjent për dy qytetarët tanë të lënduar.
Nga momenti i aksidentit të rëndë në Ferizaj, kemi qenë në koordinim të plotë me kryetarin e komunës, z. Agim Aliun, Spitalin e Ferizajt, ShSKUK-në dhe me shumë përkushtim që të bëhet më e mira për shëndetin e secilit pacient të lënduar.
Jemi mirënjohës edhe për gatishmërinë e shumë qytetarëve për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve që kanë pësuar në këtë aksident.
Megjithatë, shprehim keqardhje, që edhe në këto momente të vështira për familjarët e atyre që kanë pësuar, ka njerëz të lig dhe apa etikë njerëzore. Disa të tillë, duke u fshehur prapa fatkeqësisë, tentuan t’i njollosin institucionet tona dhe punën e profesionistëve tanë shëndetësorë.
Solidariteti dhe angazhimi i përbashkët është minimum që duhet dhe mund të bëjmë në këto rrethana.