Zemaj: Nuk do të ketë mjekë të papunë, por do të rritet llogaridhënia
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është zotuar që në fillim të mandatit të tij se nuk do të ketë mjekë të papunë.
“Qëllimi është të shohim në këtë situatë emergjente t’i koordinojmë aktivitetit dhe t’i shërbejmë qytetarëve bazuar në kompetencat që i kemi . Jemi të interesuar që t’i rrisim kapacitetet, t’iu ndihmojmë në punën tuaj por edhe të kërkojmë llogaridhënie. Aty ku ka nevojë edhe për riorganizim do të bëhet. Do të shoh mundësin që komunikimin ta shndërrojmë edhe përmes kontakteve fizike e jo vetëm përmes letrave e dokumenteve. Duhet ta rrisim nivelin e koordinimit në mes të ministrisë dhe SHSKUK-së. Ofrimi i shërbimeve të bëhet më maksimum që qytetaret të marrin shërbimet në Kosovë e jo jashtë vendit ashtu siç ka ndodh. Të kthehen sa me shpejt shërbimet duke iu përmbajtur masave sipas rekomandimeve kam kërkuar ofrimin e shërbimeve në kohë pandemie”, ka thënë ai.