Zemaj: OBSh-ja mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim Abebayehu Assefa Mengistu, koordinator për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, me të cilët ka biseduar rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.
Me këtë rast, Zemaj ka thënë se OBSh-ja mbetet partnere e Kosovës në luftimin e pandemisë Covid-19.
“OBSh-ja mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e ‘Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19’, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKShPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19. Me OBSh-në dhe partnerët tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e rëndësishme që OBSh0-ja po i ofron Kosovës, ndërsa z. Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi lartë menaxhimin e pandemisë në Kosovë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”