Zemaj: Pandemia na i ka vështirësuar punët sa i përket Ligjit për sigurimet shëndetësore
12 nëntor 2020
| 12:18
Kosova vazhdon të mos ketë të miratuar Ligjin për sigurime shëndetësore nëpërmjet të cilit qytetarët do ta kenë më të lehtë qasjen në marrjen e shërbimeve në Institucionet shëndetësore në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se situata pandemike në vend e ka vështirësuar jetësimin e këtij ligji.
“Po punojmë shumë që Sigurimet Shëndetësore të realizohen sa më parë. Pandemia pak e ka vështirësuar situatën. Po punojmë për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Është proces pak kompleks. Pa realizimin e Sigurimeve Shëndetësore ju po e shihni se sa i vështirë po është i gjithë ky proces”, ka thënë Zemaj.