Zemaj paralajmëron debat parlamentar për marrëveshjen e Uashingtonit

25 qershor 2021 | 15:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës se partive në pushtet.

Ai ka thënë se në mbledhje do të kërkonte debat për marrëveshjen e Uashingtonit.

“Kjo është pasqyrë e keqe dhe neglizhencë jomorale. Kemi një mazhorancë që në kohën kur do të duhej të tregonte diçka në 100-ditëshin e saj, që në fakt ka vetëm kapje e degradim dhe popullzim të skajshëm”.

“Është shqetësuese, ne ishim këtu që të kërkojmë debat parlamentar për të diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Kjo marrëveshje që është në interes të qytetarëve të Kosovës”.

“Në do ta procedojmë dhe të kërkojmë që debati parlamentar të mbahet sa më shpejt në mënyrë që të ruajmë marrëdhëniet me Uashingtonin”, është shprehur Zemaj, duke shtuar se nuk ka me çështje më të rëndësishme se sa mbledhja e Kryesisë në të cilën trajtohen tema të rëndësishme për qytetarët.

“Tema që në po kërkojmë debat është ajo që betonon një partneritet dhe lidhje historike me ShBA-në”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka anuluar mbledhjen e sotme,…