Zemaj paralajmëron rritjen e mbikëqyrjes së masave ndaj Covid-19
07 tetor 2020
| 12:20
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse kundër Covid-19.
Derisa Zemaj po raporton për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë, ai ka thënë se në ditët në vazhdim vendi do të kalojë në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave.
“Në ditët në vijim do të kalojmë edhe në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse të cilat janë të domosdoshme për ta ruajtur situatën epidemiologjike në vend”, ka thënë Zemaj.