Zemaj pas takimit me Orlandon: Italia ishte pranë Kosovës
22 dhjetor 2020
| 12:36
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është pritur në takim nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Derisa ka njoftuar për takimin me Orlandon, Zemaj tha se Italia na ka mbështetur si në aspektin ushtarak, civil e humanitar, e me fokus në shëndetësinë e Kosovës.
“Është kënaqësi ta takoj mikun tim, ambasadorin Italian, Nicola Orlando. Gjatë gjithë rrugëtimit të shtet ndërtimit të Kosovës e deri më sot kur të dyja shtetet po përballemi kundër Covid-19, Italia ishte pranë Republikës së Kosovës, me mbështetje si në aspektin ushtarak, civil e humanitar, me fokus në shëndetësinë e Kosovës”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet “Facebook”.
Ai ka thënë edhe se miqësia e Orlando është vlerë për shtetin e Kosovës.