Zemaj për trajtimin e aleatëve nga Kurti: Ka lënë shije të keqe
“Mënyra se si qeveria kosovare ka trajtuar aleatët ka lënë shije të keqe shpeshherë”. Kështu ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i cili deklarimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se synon anëtarësimin e vendit në NATO e ka vlerësuar thjesht për “konsum të brendshëm”.
“Ndoshta ka pasur nuanca që zotri Kurti shpeshherë për konsum të brendshëm, jo atë që ka qenë reale duke përmendur tendenca të luftës ose të rrezikshmërisë, të cilat kanë ngritur shqetësime tek qytetarët. Pavarësisht kësaj ne duhet të sigurohemi që të kemi institucione stabile dhe kredibile, të kemi të fuqishme pa imponime politike pa fasadë. Të investojmë në strukturat tona të sigurisë dhe të jemi me ata konkurrente me të cilët po dëshirojmë që të bëhemi partner dhe pjesë”.
“Përderisa është NATO këtu dhe KFOR-it, atëherë kjo është edhe një siguri shtesë që Kosova ka mbështetjen e aleatëve. Kështu duhet bëjë rrugëtimin e saj drejtë Integrimit Evropian dhe Euroatlantike. Dialogu nuk ka pasur ndonjë strategji nuk është dëgjuar pjesa e mirë ose alternativa që kanë dhënë opozita. Është hequr dorë nga disa çështje që kanë qenë tepër të rëndësishëm që të jenë pjesë e dialogut dhe përfundimit të saj me njohjen reciproke”, ka thënë Zemaj për “EO”.