Zemaj për videon e LVV-së: Janë specialistë të mashtrimit
Armend Zemaj deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ata më atë video treguan se janë specialist të mashtrimit. Sipas tij dy skandalet më të mëdha të kësaj qeverie janë arrestimi I Besnik Mujecit për kontrabandim të ekstazisë, dhe keqpordorimi me rezervat shtetrore.
Deputeti i Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka folur në lidhje me videon e Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke thënë se edhe njëherë treguan se janë specialist të mashtrimit.
I ftuar në emisionin “DebatPlus”, në RTV Dukagjini, Zemaj përmendi edhe disa sic i cilëson ai skandalet e kësaj qeverie, e që janë arrestimi i asambleistit të LVV-së, Besnik Mujeci për kontrabandim të narkotikëve, dhe keqpërdorimi me rezervat shtetërore.
“Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha. Dy megaskandalet që kanë dalë ditëve të fundit, një është ku një eksponent I LVV-së duke helmuar trevat shqiptare me substance narkotike, në kuptimin edhe të shumës edhe të sasisë. Ai është asambleist në Prishtinë për dy mandate, në struktura të LVV-së, si dhe I përkrahur nga eksponentë të pushtetit si ministri I punëve të brendshme, ministrja e drejtësisë, si dhe kryeministri I Kosovës” është shprehur Zemaj.
Ai përmendi edhe skandalin me rezervat shtetërore ku thotë se ajo tregon mënyrën se si ata e menagjojnë buxhetin e Kosovës.
Kurse për videon e LVV-se ai thotë se jemi mësuar me video të tilla.
“Për video nuk është diqka e quditshme jemi msu me pa video herë pas here e mira do te ishte të shihnim video te rezultateve ose te ndonje te arrtiture të Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj.