Zemaj përshëndet propozimin e Maqedonisë për hapjen e kufijve pa test PCR

05 tetor 2020 | 15:07

Ministri i Shëndetësisë, Amrend Zemaj ka përshëndetur propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet ta miratojë këtë propozim.

“Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.
Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim”, ka shkruar Zemaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shihja nuse të stolisur Të mendoja tempull diturie Të…