Zemaj: Politizimi i pandemisë më së paku i duhet qytetarëve
17 nëntor 2020
| 14:51
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga opozita që të bëhen bashkë me pozitën për luftimin e pandemisë Covid-19.
Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se qytetarëve më së paku i duhet politizimi i pandemisë Covid-19
“Në këtë moment na duhet mobilizim dhe të punohet në një front të përbashkët të pandemisë”, ka thënë Zemaj, duke kërkuar nga të gjithë që t’i përkrahin punëtorët shëndetësorë.