Zemaj publikon foto nga Kuvendi: Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn
23 shkurt 2023
| 14:31
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka publikuar një fotografi nga Kuvendi i Kosovës, ku shihet se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të pranishëm të gjithë.
Zemaj ka thënë se kjo është pamja kur debatohet për krizën energjetike dhe për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt.” – ka shkruar Zemaj në “Facebook”.
Zemaj ka thënë se “shumica parlamentare e LV-së nuk kanë ‘arsye’ të dëgjojnë!”.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit janë duke e shqyrtuar Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.