Zemaj, punëtoreve të RTK-së: Demokracia në vend nuk duhet të mbytet
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka drejtuar kritika ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i cili seancën e sotme nuk e ka transmetuar në kanalin kryesor – RTK1.
Në një konferencë për medie, të cilën opozita e ka mbajtur në hyrje të RTK-së, ai ka thënë se mostranspemtimi i seancës është mbytje e zërit të deputetit.
“Seanca sot nuk u transmetuar në kanalin zyrtar të Radio Televizionit të Kosovës që nënkupton mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga vërtetës që po ndodhin në skandalet të shpërfaqura çdo ditë për afera korruptive. Kjo do të thotë se mbytet edhe zëri i qytetarit përmes përfaqësimit që e kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga punëtoret e RTK-së që të mos i nënshtrohen presionit të pushtetit.
“Ky reagim i joni është thirrje për qytetarët e Kosovës, është thirrje për punëtorët që janë pas nesh dhe është thirrje edhe për ata pak moral ju ka mbetur në sedrën e tyre, që të kjo nuk duhet të lejohet, kjo duhet të parandalohet dhe demokracia në vend nuk duhet të mbytet”, ka thënë Zemaj.