Zemaj, Qalajt: A mund t’i ndihmojë policia kryeministrit se e ka humbur rrugën?

24 janar 2022 | 17:09

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për një artikull që ka thënë se e ka lexuar në një nga mediat ndërkombëtare, duke nisur kështu fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për krizën energjetike dhe propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtim të rrymës.

“Një person në Australi e kishte thirrur policinë me arsyetimin se kishte humbur. E thirri edhe dikush nga komshinjtë e tij, po thonë që një person është duke bërtitur që ka humbur. Kur erdhën Policia, e gjetën. Kishte humbur në oborr të vet. 300 metra brenda hapësirës së oborrit i kishte humbur rruga në oborr të vetin”, ka thënë ai.

Zemaj me ironi e ka pyetur ish-drejtorin e policisë dhe deputetin e PDK-së, Rashit Qalaj nëse mund ta ndihmojë policia kryeministrin që ta gjejë rrugën.

“Tash nuk e di, ndoshta Rashiti na kish ndihmuar! A ka policia ndonjë mekanizëm që të ndihmon ty kryeministër me e gjet rrugën e duhur për me e zgjidhë krizën energjetike. Edhe ty edhe kolegëve ju ka humbur rruga në oborr e s’po dini as çka me na thënë neve, e as qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, është raportuar për një…