Zemaj: Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht
20 shkurt 2024
| 16:13
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se “Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht”.
Zemaj tha se po rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.
“Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, tha Zemaj.
“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore”, tha ai.