Zemaj: Qeveria Kurti ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë

19 janar 2022 | 16:47

Ish-ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se tash e tre muaj nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

Zemaj ka theksuar se ky virus mund të luftohet vetëm me veprime konkrete.

“Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.  Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.  Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej  për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në territorin e Komunës së Malishevës, në 24 orët e…