Zemaj: Qeveria rrezikon shëndetin e ushtarëve, derisa ushtarët rrezikojnë jetën për sigurinë e Kosovës
12 tetor 2024| 12:53
Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar problemin e furnizmit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, për të cilën çështje mbajti sot konferencë për media bashkë me Anton Qunin, po ashtu deptutet i LDK-së.
Zemaj ka vlerësuar se qeveria është duke ua rrezikuar shëndetin ushtarëve “përmes papërgjegjshmërisë”.
“Derisa ushtarët tanë rrezikojnë jetën për sigurinë e
Kosovës, qeveria rrezikon shëndetin e tyre, përmes papërgjegjshmërisë” – ka shkruar Zemaj.