Zemaj: Qytetarët e që hyjnë në Kosovë nuk do të kenë nevojë të vetizolohen, por vetëm të kontrollohen
07 qershor 2020
| 13:07
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të kenë më nevojë të vetizolohen, por do të ketë vetëm kontrolle mjekësore për ta.
Zemaj ka thënë se në konsultim me IKShPK-në është vendosur edhe për ndryshim të masave.
“Që nga 8 qershori, ditë e hënë për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore. Qytetarët nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen vetizolimit”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë po ashtu se nga nesër do të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes që ishte nga ora 05:00 deri në 21:00.