Zemaj reagon për takimin e Haradinajt me përfaqësuesit e Listës Serbe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar partinë e Ramush Haradinajt për lidhje me Listën Serbe.
Reagimi i deputetit Zemaj ka ardhur pas takimit të kryeministrit Haradinaj me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Zemaj ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e AAK-së.
“Paradite akuzuan për aleanca me Listën Serbe. Ashtu siç ju thash se kjo është nder vedijen tuaj si gjithmonë për t’u mbrojtur nga shkeljet e vazhdueshme ligjore të këtyre individëve dhe strukturave qeveritare. Kjo u dëshmua menjëherë pasdite, duke pritur në mënyrë solemne të dyshuarin për krim të organizuar, zhvatje, dhunë dhe frikësim të qytetarëve të Mitrovicës veriore Milan Radojçiçin. Kjo është fytyra e vërtetë”, ka shkruar deputeti Zemaj.
/Epoka e re/