Zemaj reagon për zvogëlimin e shtesave për personelin shëndetësor
22 prill 2021
| 14:12
Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me zvogëlimin e shtesave për personelin shëndetësor nga ana e qeverisë.
Zemaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara.
“Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, ka shkruar Zemaj.