Zemaj: Rënia e numrit të rasteve s`do të ndikojë në lirimin e masave anti-Covid
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova po shkon drejtë përmirësimit të situatës me Covid-19.
Pas monitorimit që i ka bërë procesit të intervistimit të kandidatëve për specializime të konkursit të fundit të shpallur nga Bordi për Shkollim Specialistik, Zemaj ka thënë se ditëve të fundit ka rënë në masë të madhe numri i rasteve të infektuara me koronavirus.
“Jemi në vlerësim të situatës epidemiologjike. Ju lutem të na mirëkuptoni edhe ju dhe të gjithë të tjerët. Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht se kemi numrin më të lartë të rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor”, ka thënë Zemaj.
Ai ka bërë me dije se kjo nuk do të ndikojë që menjëherë të lirohen masat ati-Covid.
“Kjo nuk duhet të na jep komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër. Pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve”, ka deklaruara ai.