Zemaj: Respektimi i masave anti Covid në shkollën ‘Ismail Qemali’, në nivelin e duhur
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid.
Ai ka thënë se respektimi i këtyre masave në këtë shkollë ishin në nivelin e duhur.
“Shqetësuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve. Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar. Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid. Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët”, ka thënë ministri Zemaj.
(F.D / Epoka e re)