Zemaj: Respektimi i masave, rruga drejt suksesit kundër Covidit

04 dhjetor 2020 | 11:08

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Bordin këshillëdhënës me të cilin ka diskutuar për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova në menaxhimin e pandemisë Covid-19

Zemaj ka thënë se rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.

“Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 41 mijë e 299.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski beson se vendimi për ta anuluar dhënien e…