Zemaj: Rritja e infeksionit me Covid-19, brengosëse

02 prill 2021 | 18:38

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19.

“Virusi ka marrë hov të madh. Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se fronti i betejës kundër virusit është i hapur.

“Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, në një intervistë të dhënë…