Zemaj: Së shpejti do ta themelojë “Institutin për nënën dhe fëmijën”

18 gusht 2020 | 15:41

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK, ku është njohur me gjendjen dhe punën që po bëhet në këto klinika si dhe me kërkesat e stafit mjekësor.

Ai ka bërë me dije se së shpejti do ta themelojë “Institutin për nënën dhe fëmijën”.

“Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit. Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja. Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do të zgjasë pandemia.

Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë heronjtë e sotëm. Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre. Do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të parezervë”, ka thënë Zemaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…