Zemaj: Si mund të ndihet një punëtor kur dikush e ka pagën 5 mijë euro?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se deputetët e Kuvendit në vazhdimësi kanë kërkuar që punëtorët të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme sidomos ata në sektorin privat.
Ai gjatë interpelancës parlamentare të kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me pagën minimale, ka pyetur se si mund të ndihet një punëtor kur dikush e ka pagën pesë mijë euro
“Çështja e pagës minimale ka qenë temë diskutimi, e elementi bazik që ka përkeqësuar situatën ka qenë rritja e pagave të Qeverisë. Gjithçka ka qenka e ndikuar nga kjo dhe jo e arsyetuar mirë, e nga e cila lindën debatet edhe brenda dikastereve politike të Qeverisë së Kosovës”.
“Deputetët në vazhdimësi kanë kërkuar që qytetarët të trajtohen dinjitetshëm, sidomos ata në sektorin privat, duke marrë për bazë shërbimet që bëjnë për shërbimin publik. Paramendoni se si ndihet një punëtor kur dikush pagën 5 000 euro derisa paga minimale është 130 euro, kurse në shportën familjare duhet 150 euro për të jetuar thjeshtë”, ka thënë Zemaj.