Zemaj: Situata me Covid është nënkontroll, përkujdesja ndaj pacientëve ka qenë e shkëlqyer
Ministri në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë takimit me Komitetin për vlerësim të situatës me Covid-19, ka deklaruar se situata me pandemisë në Kosovë është nënkontroll dhe nuk ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre që mund të paraqitet.
“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë e shkëlqyer dhe madje ka qenë e shkëlqyer edhe për njerëzit e ardhur nga vendet e tjera. Por megjithatë nuk dua që kjo fjalë e imja të fillojë me lëvdatë për ju apo për sistemin shëndetësorë që përkundër sfidave mund të lavdërohet me statistikat e deritanishme. Nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin Covid-19. Gjurmimi i rasteve aktive është bërë nga ekipet e IKShPK-së, të cilët janë pjesë e suksesshme në luftën kundër virusit Covid-19”,ka thënë Zemaj.
Më tutje, Zemaj ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë janë paraqitur 66 mijë e 380 raste me Covid nga mostrat e testuara.
“Janë regjistruar 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 për qind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë. Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7 për qind. Sipas moshave përqindja e të prekurve me Covid-19 është më e ulët nga 0 deri në 9 vjet me 1.7 për qind, kurse 1.6 për qind e moshës 30-39 vjeçare. Sipas gjinisë meshkuj 51 për qind janë pak më shumë të prekur krahasuar me fermat ku javën 49 për qind”, është shprehur Zemaj.