Zemaj takohet me komandantin e KFOR-it, bisedojnë për vaksinën anti-Covid

27 janar 2021 | 14:42

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar të mërkurën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Zemaj ka thënë se në takim kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, dhe përgatitjet që janë duke bërë për vaksinën anti-Covid.

“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka bërë me dije Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ndodhet me pushime në …