Zemaj takohet me Mustafën, bisedojnë për pandeminë Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin ka biseduar për prioritetet dhe janë duke bërë në këtë ministri si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.
“Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë”.
“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim. Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3488205624559626/